Albania

Studentët zbulojnë “skenarin”: Nesër do të protestojmë para Parlamentit

Gazeta Koha Jone - 2 min 37 sec fa

Ditën e nesërme, protesta do të zhvendoset para Parlamentit.

Studentët bëjnë me dije se protesta e tyre do të bashkojë nesër të dyja grupet, atë që po proteston para Ministrisë së Arsimit dhe atë që po proteston tek Kryeministria. Studentët thonë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e të 8 kërkesave të tyre.

“Nesër të gjithë studentët do të protestojnë para parlamentit, ne nuk do të lejojmë që kazani ashtu si preferon ta thotë dikush, të diskutojë llogje pa vlerë në atë parlament, ne jemi përfaqësuesit më dinjitozë, do të protestojë bashkë, vatra do te jetë nesër një, nesër në të njëjtin vend, jemi në një kauzë, jemi një, vetëm studentë, ne që ëndërrojmë Shqipërinë Evropiane”-kanë thënë studentët.

Categorie: Albania

Studentët shtojnë edhe një kërkesë në listë

Gazeta Koha Jone - 6 min 40 sec fa

Nga protesta Kombëtare e studentëve, këta të fundit kanë shtuar edhe një kërkesë të radhës në listën e tyre, që ka të bëjë me heqjen e procedimeve për 25 personat pjesëmarrës në protestë. Sipas policisë, personat e proceduar, mes tyre Edmond Tupja dhe Edmond Dragoti kanë marrë pjesë në tubim të paligjshëm. Pas këtyre masave penale, studentët kërkojnë edhe heqjen e procedimeve për 25 personat, duke u renditur kështu në total nëntë kushte që qeveria duhet të plotësojë.

8 kërkesat 

1.Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Categorie: Albania

Vuçiç i kundërpërgjigjet Haradinajt: Mogherini nuk është fajtore

Gazeta Shqiptare - 13 min 12 sec fa

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, se shefja e politikës së jashtme e BE-së, Federica Mogherini, është fajtore për çrregullimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë nuk mendoj se Mogherini në ndonjë mënyrë ka favorizuar Serbinë. Përkundrazi, për këtë mund të fajësohemi ne ose Prishtina. Le të mendojnë mirë në Prishtinë kush është ai që dëshiron marrëveshje dhe kush është ai që nuk dëshiron”, u shpreh presidenti i Serbisë.

Sipas mediave serbe, Vuçiç tha se vendimi i autoriteteve të Prishtinës për të mos zbatuar masa të mëtejshme kundër Beogradit tregon se është duke u bërë presion mbi ta.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh ditën e djeshme se Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës, duke e kthyer dialogun me Serbinë në një dialog për shkëmbim territoresh e jo për normalizim raportesh.

The post Vuçiç i kundërpërgjigjet Haradinajt: Mogherini nuk është fajtore appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, Duma: Paketë turpi

Gazeta Koha Jone - 15 min 30 sec fa

”Paketë turpi dhe fyrje”, e ka cilësuar deputetja e PD-së, shpërblimet e fundvitit që do të ofrojë qeveria për pensionistët dhe për çdo foshnje të re që do të vijë në jetë nga familjet shqiptare. ”Të rinjtë në protestë për të ardhmen, të moshuarit në lëmoshë për jetën. Thotë se ka dhënë 50 dollarë pako turpi për pensionistët, sikur t’i ketë nxjerrë nga xhepi dhe jo nga buxheti i përbashkët i qytetarëve. 460 lekë në muaj! Vetēm indeksimi do të duhej të kishte qenë dyfishi”,- shkruan Grida Duma në Facebook.

Sipas saj, kjo pako prej 50 dollarësh në vit është denigruese, pasi fatura e energjisë është dyfishuar, fatura e ujit trefishuar, ndërsa për ilaçet shpenzohet mesatarisht 3.000 lekë në muaj. “Vetëm nga rritja e çmimeve dhe shtrenjtësia e jetës do të duheshin minimalisht 50 dollarë në muaj për të pasur të njëjtat shërbime si 5 vite më parë. Siç tallet sot me të rinjtë, që pasi i zhvat thotë ‘hajde bëjmë muhabet’, njësoj tallet me pensionistët, që pasi iu rrit çmimet i trajton si gjynafqarë, ndërkohë që duhej të ishin kategoria më e respektuar e shoqërisë”, thotë më tej Duma.

Sipas saj, për pensionistët ka vetëm një zgjidhje: alternativa e PD-së, 250 mijë lekë pension minimal. Kjo sepse është “shtresa që meriton respekt e mirënjohje për kontributet e një jete punë, të cilës i detyrohemi minimum dinjiteti”.

Categorie: Albania

Vdekja e dytë e Tanit të Topit

Gazeta Shqiptare - 16 min 29 sec fa

Të gjithë ata që e patën njohur,- mes tyre edhe unë,- e kanë të qartë se ç’do të ndodhte me themeluesin e Top Channel, nëse do ta kishte ndjekur nga banesa e fundit ku gjendet, spektaklin e shëmtuar që u trasmetua të martën në mbrëmje.

Një show i shpifur për t’i hedhur hi syve publikut. Për të krijuar përdhunshëm imazhin se studentët e pranojnë kryeministrin e tenderit 40 milonësh. Për të vizatuar përshtypjen se ai është ende një njeri me të cilin mund të diskutohet normalisht.

Kur u dha njoftimi i parë se Top Show po rekruntonte studentë për të dialoguar me Ramën, në fillim e mora si një shaka.

Mu duk edhe më e pabesueshme që kjo të ndodhte, kur protestuesit në shesh e demaskuan këtë hipotezë.

Nuk besova se do të ngjante, as kur pashë emisionin “OPEN” i cili kishte për titull: “A po përçahen studentët”?

Në mendje më vërtitej një pyetje e thjeshtë dhe racionale: çfarë qëllimi mund të arrijë dialogu me figura fallco, që nuk përfaqësojnë ata që manifestojnë në rrugë? Asnjë media qoftë dhe pak serioze në glob, nuk mund telendiset deri këtu.

Nuk besova se do të kryhej as kur pashë lajmet, se drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, ishte një nga të paguarit e bordeve të qeverisë. Nuk mundet –thashë-, sa do me profesionalizëm të bëjë ai detyrën e vet, përsëri do të jetë i paragjykuar në një situatë kaq të tensionuar. Askush nuk mund t’a pranojë si arbitër të paanshëm.

Dhe më vonë, kur u binda se të gjitha këto ndodhën, u përpoqa ta gënjeja veten duke imagjinuar se të paktën do të kishin qëmtuar njerëz të fortë dhe me personalitet, për t’i dhënë kredibilitet “përplasjes” me Ramën.

Me këto iluzione të sforcuara e shtyva veten drejt telekomandës, ku për inerci të së shkuarës, ende Top Channel mban numrin 1.

Nuk i besova syve.

Lideri i vendosur në qendër, njësoj si në ato takimet ku tallet me gratë e burrave të cilëve u dhuron tapi dhe ata, studentët, që duhet të ishin heronjë e ditës, si në të gjithë studiot e tjera të mbrëmjes, ishin vendosur në një turmë gjysëm rrethore për të shërbyer si sfond i profetit.

Kishte edhe më: protagonist i One Man Show nuk duroi gjatë, por u ngrit në këmbë, për të dominuar edhe më mirë sallën e paguar dhe porositur nga ai vetë.

Menjëherë, Facebook dhe Whatsapp filluan të më buçisnin.

Filan debatues nuk është protestues, por socialist.

Atij që Rama i drejtohet si kundërshtar është brohoritës i mitingjeve të PS.

Ajo vajza që bën pyetje gjoja me spec është e FRESH-it.

Dhe kulmi i kulmeve arriti kur ai studenti nga Durrësi doli e tha LIVE se po e diskreditonin në rrjetet sociale dhe e pranoi se kishte ardhur në atë studio si militant partiak.

Show mbaroi. Shfaqja u përdhos. Pas kësaj, çdo debat ishte i kotë të ndiqej, gjithkush e perceptonte si teatër.

Kur e mbylla TV, prapë mendova me vete: po ç’i duhej Edi Ramës kjo propagandë e shpifur që vetëm i irriton protestuesit realë që duhen qetësuar? Po televizionin më të madh në vend, pse duhet t’a trajtonte kështu si një leckë pa vlerë? Kujt i shërbente ky diskreditim i Topit, i ngjashëm me atë që Ramiz Alia i bëri vullnetarëve të Enverit, në kohën kur të gjithë e dinin se e kishin humbur pushtetin? Pse duhej rikthyer një ekran shqiptar në modelin e errët të TVSH së Skënder Buçpapës, gjatë referendumit kushtetues të 1994?

Natyrisht, nuk kisha përgjigje. Ato mund t’i gjejnë vetëm kërkuesit që hulumtojnë simptomat e fund pushteteve, delirin dhe haluçinacionet që shkaktojë ato.

Por, i mbetur pa shpjegim mendja më shkoi tek Tani i Topit. Tek bisedat që bënim me të këtu e gati dy dekada më parë. Tek ai pasioni me të cilin të shpjegonte se si kishte konceptuar një mostër teknologjike, që do ti linte pas të gjitha mediat e tjera, njësoj si Farrari që përdorte në jetën e përditshme.

Sot u gremis në Lanë dhe Ferari i dytë i tij mendova.

Dhe paradoksalisht u ndjeva i lehtësuar, ashtu siç na ndodh me një njeri, që e shohim të ikë nga kjo botë, pa e kuptuar se si i’a përdhosin dhe i’a shkelmojnë ëndrrën e vetme të jetës së tij.

The post Vdekja e dytë e Tanit të Topit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Albanian police files charges against 25 protesters

Tirana Times - 17 min 30 sec fa

TIRANA, Dec. 12 – Albanian state police began criminal proceedings on Wednesday against 25 students and other citizens, all participating in the student protest seeking from the government to drop tuition fees and offer better education standards for more than a week now.

The police is charging protesters for rallying on Dec. 11 – the seventh and most massive day of protests – without obtaining a permit by the authorities.

According to the police, this “illegal protest” caused a breach in public order and peace and blocked traffic all over Tirana, in addition to leading students to throw hard objects at the yard of the Education Ministry, in front of which thousands have been protesting.

Among the criminally charged are prominent figures, like professor Edmond Tupe and artist Robert Aliaj. Police also charged some of the most well-known protesters who, leading thousands everyday, gave the student rally a face and a voice.

On Tuesday, the protests of thousands was divided in three groups; local media and students themselves suggested those who are really protesting for their right to free education remained in front of the Education Ministry, while other students, part of opposition forces in the country, were guided by opposition leaders to block the traffic at the Black Bird Roundabout and stay all night in front of the Prime Minister’s Office, where they also ignited a fire.

Due to this division, an online survey was conducted by students to determine where the protest should continue – 64 percent of students agreed to keep gathering in front of the Education Ministry.

Meanwhile, Prime Minister Edi Rama appeared at Top Channel Top Show yesterday to converse with a number of students, who social media later revealed belonged majorly to the Socialist Party and its youth branch, FRESSH.

So far, protesters in front of the Education Ministry have denied any political force looking to represent their cause, claiming this protest only belongs to dissatisfied students. Internet footage has shown students picking up the garbage from the capital streets every night after protests and peacefully sitting in front of the building, chanting songs and holding placards.

 

Categorie: Albania

Dhuna në futboll, Mëneri: Ndikon edhe situata e vendit

Abc News - 17 min 42 sec fa

Futbolli shqiptar kërcënohet nga dhuna nëpër stadiume. Gazetari Fatmir Mëneri reagon pas ngjarjeve të fundit, duke theksuar se vetë gjendja në vendin tonë e rrit rrezikun.

Mund të themi se zjarrit po i hidhet benzinë. Futbolli shqiptar nuk ka qenë kurrë jetim për dhunën, por kjo mund të shtohet e të dalë jashtë kontrollit. Pas asaj që ndodhi në javën e parë të Superligës, dhe asaj që ngjau në Kategorinë e Dytë në Delvinë dhe Peqin, është gazetari Fatmir Mëneri që jep alarmin.

“Sinjali që u dha në Skënderbeu-Partizani që në fillim të sezonit duhej marrë më në konsideratë. Në këtë periudhë ne kemi përfituar jo se nuk kemi patur ngjarje, por prani tifozëve në stadiume. Them që dy janë faktorët që ndikojnë që këto të ngrejnë krye në këto momente. E para është situata që kalon tërë vendi. Ka një ngarkesë psikologjike. E dyta është psikologjike. Njerëzit e dinë që nuk ka polici në stadium dhe kjo sikur i jep dorë më të lirë dhunës”, tha ai.

Edhe me policinë në stadiume ka ndodhur dhunë, siç u ndodhi tifozëve të Tiranës në Shkodër disa vjet më parë.

“Kur ndodh në qytete të mëdha kur ka një llojn heterogjiteti përveç asaj që ndodh në fushat e qyteteve të vogla ku janë njësh policia me tifozët”, u shpreh Mëneri.

Përveç frikës nga dhuna, kemi edhe frikën tjetër, atë të mungesës së tifozëve, për më tepër që vazhdojnë dënimet kolektive.

“Kjo është gati “Guinnes” më vete për shqipëri. Ndoshat mungesa e infrastrukturës, e mjeteve alternative çon këtu, por ne sikur e gërryejmë vetë veten. Kur dëgjon në Angli që dënohen tifozë të veçantë kurse këtu vazhdojmë të merremi me turmën”, tha specialisti futbollit.

Mungesa e tifozëve ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën e financimit të skuadrave, për ndershmërinë e kampionatit.

“Vazhdojmë ta fshehim duke bërë strucin në një vend që nuk ka asgjë. Them që duhet filluar një operacion i përgjithshëm dhe me rrezikun e kthimit në amataro që të dalim nga këta vargonjtë”, tha ai./abcnews.al

Categorie: Albania

Ngrihet grup pune për kërkesat e studentëve: Çdo gjë gati, por duhet dialog

24 ore - 18 min 10 sec fa
Burime të shtypit pranë kryeministrisë konfirmojnë se është ngritur një grup eskpertësh që po shqyrton me urgjencë disa propozime mbi 8 pikat e kërkuara nga studentët dhe për vendosjen e urës së dialogut. Por burime nga kryeministria konfirmojnë gjithashtu për javanews se Rama insiston që zgjidhja e 8 kërkesave të bëhet vetëm përmes dialogut me ...
Categorie: Albania

Intelektuali në litar! 

Gazeta Shqiptare - 20 min 10 sec fa

E bukur se lidhur me protestat e studentëve dëgjojmë “kinezërira” nga më absurdet. Ka disa të “mëncur” – maskarenj të lindur, mashtruesa qysh në vezë, që thonë : Aman mo aman, plotësojua këto tetë pika studentëve që të na lënë rehat se përndryshe na prishet rehatia jonë! Dorëzo ca lekë të shpëtojmë të tjerat që i vjelim qetësisht në kohë paqeje!

Ata që deri sot na rrëfenin se sa i mirë është kuadri ligjor për arsimin e lartë!

Dhe si shpërblim kanë marrë tituj shkencorë në kundërshtim me ligjin. Pêr t’i rrasur brenda për mashtrim në bashkëpunim!

Plotësojua mo! Jo për të riparuar gjendjen, por : të na lënë rehat!

Ka të tjerë që shkojnë drejt kinezërirave të revolucionit kulturor kinez se kinezëve të sotëm u marrin të keqen ata, sipas të cilëve drejtimin e universiteteve duhet ta marrin studentët!!!

Ka pallaveshë të tjerë që thonë: Hiqu mo tarifat dhe të kenë një universitet të varfër se në fund të fundit universiteti është për t’u krijuar idenë se kanë diplomë, jo për t’u dhënë dije!

Idiotë të tjerë që nënkuptojnë që në universitet është studenti që duhet të mësojë pedagogun por jo pedagogu studentin!

Maskarenj të ndryshëm barazojnë disa pedagogë qelbësira dhe të korruptuar me të gjithë pedagogët dhe mësuesit duke harruar se poqese analizojmë mirë pedagogu i ndershëm është edhe më i varfër sesa studenti!

Dhe nuk bëjnë zë! Por deri kur?

Ka ca politikanë dembela që në vend të ulin bythën dhe të përpunojnë modele alternative për arsimin, vetëm bërtasin deklarata idiote dhe vdesin ta manipulojnë lëvizjen për të marrë vota politike.

Plot shejtan budallenj që e trajtojnë cështjen vetëm se studentët janë të varfër, por nuk shohin se kryesorja është se sa shoqëria kërkon cilësi në formimin shkencor të rinisë dhe cfarë vendi i jep të diplomuarit në tregun e punës.

Ca kolltukofagë bëjnë sikur nuk kuptojnë që universitetet publike janë vendosur në një gjendje që jo vetëm autonomi nuk kanë, por edhe qeverisen si burgje pîkërisht sepse ligji i ka lënë si subjekte të cmendura skizofrenike, as kështu as ashtu, as autonome, as të shtetëzuara.

Profesori i universitetit është

përdhosur,
dhunuar,
varfëruar,
turpëruar,
fyer,
nënshtruar,
izoluar,
alienuar,
keqpërdorur,
degraduar,
infantilizuar,
pikërisht sepse ligji e kërkon të tillë dhe unë jam gati ta provoj këtë.

Horra të korruptuar dhe të paaftë si pedagogë bërtasin: Studentët kanë të drejtë! – a thua se janë ata që studentët presin t’ua thonë! Dhe nuk mendojnë se nuk plotësojnë asnjë kriter cilësie për të qenë pedagogë, dhe në auditore tregojnë folklor dhe dije të dala boje!: Parazitë vemje!

Leshko që ca thonë sot nuk thonë nesër dhe nuk bëjnë veçse llomotisin budalliqe tavolinash.

Karrieristë që mëtojnë të kapin ndonjë kolltuk duke ja bërë sy sa qeverisë sa partive opozitare në funksion të gjendjes të rruga Muhamet Gjollesha!

O vdeksha!

Profesorin universitar e kanë shkelur me këmbë!

Sepse shoqëria nuk e do intelektualin,
politika nuk e do intelektualin,
cmira e masave nuk e do intelektualin,
injoranca nuk e do intelektualin,
burokracia nuk e intelektualin,
pijaneci në birrarinë përballë nuk e do intelektualin!

Intelektuali i fyen të gjithë këta edhe sikur të jetë më i edukuari në botë, më modesti, më i heshturi.

I fyen sepse ekziston!

Intelektualët në litar!

Gjendja e shoqërisë në kohë protestash prodhon dhe nxjerr në dritë llava të tëra cmendurish, budallalliqesh, shejtanlliqesh, poshtërsish, hipokrizish. Det, llavë, përmbytje!

Mjerë qytetari, mjerë studenti, mjerë prindi, mjerë kombi, mjerë Shqipëria!

 

 

The post Intelektuali në litar!  appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Protesta madhështore e studentëve para kryeministrisë!

Rilindja Demokratike - 20 min 47 sec fa

Me mijra studentë janë mbledhur tek Kryeministri për të protestuar kundër qeverisë dhe duke kërkuar realizimin e të gjithë pikave të kërkuara prej tyre tyre. Edhe gjatë ditës së sotme protestës I janë bashkuar edhe gjimnazistët e Tiranës.
Gjimnazistët e Tiranës kanë vërshuar me parulla dhe me vërshëllima bilbilash në këto momente drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me studentët.
Protesta e mijëra të rinjve vazhdon ndërkohë në dy sheshe: para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë nën sloaganin: 8 kërkesa, 2 sheshe, 1 kauzë. Po ashtu, protestohet në të gjitha universitetet e vendit.
Kryeministria njoftoi se kreu i qeverisë është gati të dialogojë me studentët para se të ndërmarrë hapa për të vepruar në plotësimin e kërkesave.

The post Protesta madhështore e studentëve para kryeministrisë! appeared first on Rilindja Demokratike.

Categorie: Albania

Nuk e ke dhënë puthjen e parë? Mjafton t’i dini shenjën e horoskopit

Gazeta Shqiptare - 21 min 8 sec fa

Dashi: Puthja e Dashit është energjike, e fuqishme dhe mbresëlënëse. Dashi aktit të puthjes i qaset me entuziazëm dhe ai di se si “ta ndezë” partnerin.

Demi: Demi puth ngadalë, në mënyrë sensuale dhe fuqishëm. Demat para puthjes dëshirojnë të përkëdhelen apo partnerin ta kapin për dore.

Binjakët: Binjakët kanë natyrë të ndryshueshme, gjë që shprehet edhe në puthjen e tyre. Megjithatë, është e sigurt se nuk do t’ju zhgënjejnë, sepse Binjakët janë të shkathtë në puthje.

Gaforrja: Gaforret dëshirojnë të puthen, ndërkaq shumë shpesh ato janë edhe iniciatore të puthjeve. Do t’ju kënaqin, mirëpo nuk do t’ju ngazëllejnë.

Luani: Kur t’ju puthë Luani, nuk do t’ju dridhen këmbët. Më mirë është që vetëm të relaksoheni dhe t’i dorëzoheni.

Virgjëresha: Mund të thuhet lirisht që puthja e Virgjëreshës është e përsosur, sepse është e ndjeshme dhe e kujdesshme.

Peshorja: Peshoret dëshirojnë ta kënaqin partnerin, mirëpo presin po të njëjtën dozë kujdesi nga partneri. Çdo puthje e Peshores është unike, andaj edhe kënaqësia është e sigurt.

Akrepi: Akrepat janë zjarrtë, që do të thotë se vetvetiu edhe puthjet e tyre janë të tilla.

Shigjetari: Shigjetarët gjithmonë dëshirojnë më shumë se ajo që marrin. Nëse dëshironi t’i bëni për vete pjesëtarët e kësaj shenje, përsëritni puthjet pa ndërprerë.

Bricjapi: Bricjapët puthen në mënyrë elegante dhe të përsosur, shkruan opinion. Megjithatë, nëse dëshironi të merrni puthje nga pjesëtarët e kësaj shenje të horoskopit, do t’ju duhet të keni shumë durim, sepse ata puthjet nuk i japin lehtë.

Ujori: Ujorët i duan puthjet e papritura dhe të pazakonshme. Nëse dëshironi t’ia merrni këtë formë butësie, duhet patjetër të tregoheni gjoja të painteresuar, në mënyrë që t’i “detyroni” t’ju japin puthje.

Peshqit: Peshqit puthen butësisht, me ndjenja dhe me kujdes, juve ju mbetet vetëm t’ua ktheni në po të njëjtën mënyrë.

The post Nuk e ke dhënë puthjen e parë? Mjafton t’i dini shenjën e horoskopit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Alisson, “alieni” 72 milionë euro që refuzoi Juven për Frosinonen

Gazeta Koha Jone - 23 min 25 sec fa

Në verën e vitit 2015, në Brazil ishte një portier në prag të skadimit të kontratës. Luante me Porto Alegre dhe quhej Alisson, ndërkohë që që të gjithë në Itali e quanin Allison.

Roma kërkonte që ta merrte, teksa Ëalter Sabatini e kishte studiuar prej kohësh. Alisson ishte ekstra-komunitar, teksa dy vendet ishin zënë, që solli dhe dështimin e transferimit. Juventus ishte skuadra tjetër e Intersuar.

Portieri brazilian refuzoi bardhezinjtë për shkak se e dinte që do të ishte një rezervë e Buffon. I kërkonte që të luante më shumë dhe të mos ishte një alternativë si neto.

Roma u ndihmua edhe nga Frosinone për të blerë kartonin e brazilianit për 8 milionë euro dhe më pas për transferimin te Roma një sezon më pas. Një marrëveshje e zgjuar që ka rezultuar shumë fitimprurëse për verdhekutë.

“Nëse do t’i dija kualitetet e Alisson, do të kisha paguar dyfish”, deklaroi mbrëmë Klopp. /Koha Jone/

 

Categorie: Albania

Dalin në protestë, gjimnazistët në Berat: Na mbyllën brenda shkollës

Gazeta Koha Jone - 24 min 49 sec fa

Protesta Kombëtare e studentëve, është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Në Berat, gjimnazistët e ”BabëDudë Karbunarës”, gjimnazit më të madh në qytet, kanë dalë në protestë për të mbështetur studentët.

Rreth orës 11:00 gjimnazistët u mblodhën në qendër të qytetit, ndërkohë që nuk vonoi dhe mbështetja e qytetarëve. Gjimnazistët me pankarta nëpër duar u shprehën në solidaritet me studentët që po protestojnë në Tiranë që prej disa ditësh, ndërkohë që janë shprehur se u penguan që të mblidheshin më të shumtë në numër.

“Nuk na lejuan që të dilnim nga shkolla, sepse orët u bënë të shkurt dhe na mbyllën dyertë”, u shprehën gjimnazistët”. Mbështetje për gjimnazistët dhanë dhe qytetarë të Beratit, të cilët u bashkuan në këtë protestë.

Categorie: Albania

Ish-të përndjekurit, gati kësti i tretë për 1300 trashëgimtarë

Shekulli - 25 min 1 sec fa

Emrat/ Vijon procesi për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë. Brenda 3 muajve, përfituesit e këstit të tretë duhet të dorëzojnë...

The post Ish-të përndjekurit, gati kësti i tretë për 1300 trashëgimtarë appeared first on Shekulli.

Categorie: Albania

Studentët paralajmërojnë: Protesta nesër, para parlamentit!

Gazeta Shqiptare - 30 min 43 sec fa

Studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të Kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për tetë kërkesat e tyre.

Por krahas pikave të renditura prej ditësh, të rinjtë kërkojnë që të hiqen procedimet penale për 25 personat që po hetohen për tubim të jashtëligjshëm.

Studentët kanë paralajmëruar që ditën e nesërme, protesta të zhvendoset para parlamentit, aty ku dhe do të mbahet seanca parlamentare e së enjtes.

Sakaq sot, të rinjtë janë ndarë në dy grupe, para ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë.

Personat e proceduar, për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës janë, Edmond Tupe, Robert Aliaj, Altin Goxhaj, Mirela Ruko, Klodian Leka, Estela Nazarko, Xhuljano Bregasi, Henri Fero, Liri Guci, Gentian Doci, Malbor Duka, Nehbi Bushaj, Klajdi Bello, Redi Muci, Luan Myrtaj, Erdi Bërxulli, Agron Pepaj, Migen Qiraxhi, Bledar Hysa, Adriatik Lapaj, Nerid Shehu, Bislim Lakna, Gaetano Doci, Andrea Gjini (LSI) dhe Kristina Tonaj (FRPD).

The post Studentët paralajmërojnë: Protesta nesër, para parlamentit! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Keisi Tola dhe Flori Mumajesi në një lidhje?

Gazeta Shqiptare - 31 min 2 sec fa

Pas fitores në Kënga Magjike 2018, Flori Mumajesi ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë. Por dje këngëtari e ktheu të gjithë vëmendjen te jeta e tij personale me postimin e fundit në “Instagram”. Flori ka publikuar një foto nga momenti kur interpreton me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”, dje tek “Post Kënga Magjike”, në studion e të Dielës shqiptare.

“Mërzitem edhe unë me ty ndonjëherë, më shumë për gjëra koti që nuk kanë vlerë. Por e gjej gjithmonë një motiv më fal të them, s’të gënjej dot përmendesh ti më njeh”, shkruhet në foto, një frazë e shkëputur nga teksti i këngës së Kejsit. Mirëpo dyshja dje në “Post Kënga Magjike” u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin. Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq është dashur që të përflitet se ata janë në një lidhje. Të jetë e vërtetë?

The post Keisi Tola dhe Flori Mumajesi në një lidhje? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Categorie: Albania

Memet dhe pankartat më pikante të studentëve që ‘dogjën’ rrjetin

Rilindja Demokratike - 32 min 46 sec fa

Ndërkohë që protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të 8-të, dhe vendimi i tyre për të mos dialoguar me kryeministrin pa plotësimin e kërkesave që kanë është i prerë, nuk kanë munguar aspak detajet pikante të kësaj proteste.
Studentët kanë shpalosur pankarta të ndryshme përmbajtja e të cilave është nga më të larmishmet ku nuk mungojnë thumbat, batutat, ironia por edhe serioziteti dhe vendosmëria e tyre për të mos e ndaluar protestën e tyre.
Më poshtë janë disa nga shprehjet dhe memet më pikante të shkëputura nga protesta e studentëve por edhe nga personazhe të ndryshme që e mbështesin kauzën e tyre:

The post Memet dhe pankartat më pikante të studentëve që ‘dogjën’ rrjetin appeared first on Rilindja Demokratike.

Categorie: Albania

VIDEO/ Solidaritet: Qytetarët dhe bizneset u shpërndajnë ushqime studentëve

Gazeta Koha Jone - 33 min 1 sec fa

Edhe këtë mesditë, qytetarët në Tiranë dhe bizneset kanë kontribuar në mbështetje të protestës së studentëve. Sanduiçë dhe fruta u janë shpërndarë në masë, studentëve protestues, që po sfidojnë të ftohnin dhe po rrinë me orë përpara kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Ndiqni pamjet, sjellë nga Syri.net.

Categorie: Albania

Studentët: Nesër ora 10.00 para parlamentit; studentë, gjimnazistë dhe qytetarë!

Gazeta Koha Jone - 34 min 12 sec fa

Nesër zhvillon punimet Kuvendi i Shqipërisë. Eshtë bërë kërkesë nga LSI për amendime në ligjin e arsimit të lartë, ku duhet të kalojnë në parlament për ti votuar në mënyrë që ti hapet udhë plotësimit të 8 kërkesave të studentëve. Plotësimi i atyre çka kërkojnë studentët vjen me ligj e jo me marrëveshje momentale, e cila mund të rrëzohet nesër nga qeveria.

Nesër në ora 10.00 studentët e protestës kanë bërë thirrje krejt studentëve shqiptarë, shkollave të mesme dhe krejt shoqërisë shqiptare të mblidhen para parlamentit ku zhvillohen punimet në seancë parlamentare (afër Xhamisë së madhe e cila po ndërtohet) dhe të protestojnë në mënyrë paqësore për të bindur kryeministrin Rama për të plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve.

Nesër do të jetë në sallën e Kuvendit dhe opozita parlamentare, e cila do të mbrojë të drejtat e studentëve.

Nesër, do të jetë supër protestë, ku me flamuj kombëtar e libra në duar, studentët do ti drejtohen deputetëve për ti votuar amendimet. Pra për të bindur kryeministrin.

Burimet të sigurta nga mazhoranca tregojnë se ka shumë deputetë të PS-së që i kërkojnë kryeministrit t’i plotësojë një për një kërkesat e studentëve, bile mësohet se ministri Pandeli Majko ka kërcënuar me dorëheqje nga qeveria nëse Edi Rama nuk firmos për çka kërkojnë studentët.

Nesër, studentët do jenë një “oqean” i madh njerëzish për të realizuar të drejtat e tyre legjitime dhe jetike.

 

Categorie: Albania

“Si nuk i doli emri njëherë për abuzime?!”, studentët marrin në mbrojtje Tupen dhe Aliajn

Shekulli - 37 min fa

Studentët po vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ku për të 8-ën ditë me radhë kërkojnë plotësimin pa...

The post “Si nuk i doli emri njëherë për abuzime?!”, studentët marrin në mbrojtje Tupen dhe Aliajn appeared first on Shekulli.

Categorie: Albania